Spiropali: Karriget na i kanë dhënë qytetarët, jo për t’i djegur

Kryeparlamentarja Elis Spiropali i është drejtuar deputetëve të opozitës duke u thënë se duhet të gjejnë një mënyrë që ata të jenë në sallën e Kuvendit dhe të ndalojnë përplasjet.

Ajo u shpreh se karriget u janë dhënë nga populli dhe jo për t’u djegur. Më tej ajo u shpreh:

Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë, ama të ulemi në karriget që na kanë zgjedhur qytetarët, jo ti djegim. Për zjarrin që vënë të tjerë ju më mirë se kushdo e dini se kush është autor dhe arsyet, por duke mos i hyrë problemeve të brendshme tuajat, për të cilat edhe ju jeni bashkëvuajtës si ne të gjithë.

Po ju them edhe njëherë se jemi të gatshëm të ulemi të gjithë edhe në konferencën e kryetarëve dhe në byro për të bërë të mundur që deputetët e nderuar të opozitës të gjejnë një mënyrë dinjitoze për tu kthyer sërish në kuvend siç e gjetëm në janar.

E kuptoj që është e vështirë, por nuk mund të vijojmë në mënyrë ciklike të përsërisim situata të tilla krejtësisht artificiale, që nuk burojnë nga problemet e parlamentarizmit të kësaj salle, por burojnë nga problemet e thella që kanë partitë politike

Të Fundit