TIRANË
Deputeti Myslim Murrizi, në fjalën e tij në parlament, foli ndër të tjera edhe për videon në Tik Tok të gjyqtares Enkelejda Kapedani.
Murrizi theksoi se “nuk duhen parë dridhjet që bëhen në video virale, por të verifikohen shpenzimet që bëjnë gjyqtarët dhe vendimet që marrin.
“Nuk mund të merresh me asnjë tik tok të asnjë gjyqtareje të Shqipërisë. Këtu është qelbur burimi, kërkoni të pastrosh depozitat. Më rezulton se më shumë se 50 përqind e magjistratëve, janë punonjësve të pedagogëve që japin mësim, janë juristë të administratës shtetërore. Nuk pashë ndonjë hata të madhe në atë videon e Tik Tokut.
Sa ka si ajo e Tik Toku, ka tik tik Himara, tik tok Dhërmiu, tik tok Dubai, t’i shikosh si janë, botoksi në kraharor. Nuk është problem pse dridhet vetë, por problemi është sa kushton fryrja e buzëve, sa bëjnë rregullimet për fytyrën, çfarë vendimesh merr, ku gjen paratë, këta gjëra duhet të verifikohen”, deklaroi Murrizi.
Myslim Murrizi foli gjithashtu edhe për faktin se nuk duhet asesi që në parlament të ketë spiunë të Sigurimit të Shtetit.
“Shqipëria ka pasur 156 mijë bashkëpunëtorë në dijeninë time. Do të doja të di sa është numri i anëtarëve të Sigurimit të Shtetit? 583 vazhdojnë që të jenë në administratën shtetërore, 71 janë në Shërbimin Informator. Ka pasur kryeministra, presidentë spiunë të Sigurimit të Shtetit. Edhe studiot televizive kjanjë mbushur me spiunë të Sigurimit të Shtetit. Kurrë s’kanë pasur këllqe që të marrin iniciativa si shtete si Gjermania.
Publiku duhet ta thotë qartë të kaluarën e regjimit diktatorial. Do jetë salla e mbushur me spiunë edhe në shtator. Studio më studio shkojnë qukapiku, korani, shishja e qumështit, deri tek ai i pafytyrë që ka marrë pseudonim mbiemrin tim Murrizi. Kërminjtë, bastardët dhe të pafytyrët e kanë gjetur anën e vet. Shqiptarët duhet të dinë sa funksionarë publikë kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Janë futur në këtë sallë xhelati dhe viktima”, tha ai.
Më tej, Murrizi vlerësoi se shqiptarët më së paku duhet ta dinë nëse të zgjedhurit e tyre kanë qenë apo jo spiunë.
“Do të vijë kërmilli këtu në parlament në shtator e do të bëjë betimin prapë. Rama, Kryemadhi dhe Basha nuk kanë dërguar asnjë njeri për verifikim nëse janë apo jo bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Këta janë raca më bastarde, kanë çuar në plumb njerëz. Ata që vijnë nga Partia Nënë, janë akoma në politikë. U bënë 30 vjet e po shkoj unë në prag të pensionit, e këta bastardë nuk bëjnë ligj këtu që mos të ketë listë të kuqe. Ka pasur madje edhe bashkëpunëtorë të serbit që kanë qenë në këtë parlament. Shqiptarët më së paku duhet ta dinë se cilin do votojnë, kush është spiuni”, u shpreh Murrizi.