Spanja ka shënuar një tjetër bilanc tragjik viktimash ku vetëm në 24 orë kanë ndërruar jetë 932 persona, duke e çuar kështu numrin total të viktimave në 10.935.
Mediat spanjolle raportojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 117.710.
Mbrojtja Civile e Katalonjës ka rekomanduar që të gjithë qytetarët spanjollë të vënë maska para se të dalin nga shtëpitë e tyre për të bërë blerje, gjithashtu edhe doreza për të mos prekur drejtpërdrejt ushqimin me duart e tyre.