Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arrest për Shefin e Qarkullimit Rrugor në Tiranë Roven Zeka. Burime për mediq bëjnë me dije se po me urdhër të SPAK është lëshuar e njëjta masë sigurie për dy zyrtarë të tjerë në radhët e Policisë, Edison Tabaku dhe Sokol Novaku.
Tabaku është oficer i Policisë Gjyqësore, ndërsa Novaku ka qenë me detyrëshef krimesh në Elbasan e Kavajë, por ka mbi një muaj si specialist në Komisariatin e Policisë Rrugore në kryeqytet.
Zeka u emërua në këtë detyrë në Dhjetor të 2024-ës.
Këto janë raportimet e para për rastin në fjalë, ndërsa pritet që Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion të dalë me një njoftim zyrtar.