Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me tre muaj hetimet për ish-zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Afati i fundit i SPAK për të “kopsitur” dosjen “Ahmetaj” është caktuar në datë 22 dhjetor e këtij viti, ku me pas organi i akuzës pritet të paraqesë hetimet në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të dosjes për gjykim.
Ndaj ish-zëvëndëskryeministrit, njëherësh ish-ministër i Financave, SPAK ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Në muajin korrik të vitit të kaluar, organi i akuzës lëshoi urdhër arrest për Arben Ahmetaj dhe e shpalli atë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në mars të 2024 i komunikoi akuzat përmes avokatit të tij ligjor.
Ahmetaj dyshohet sipas SPAK se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarsve lidhjen e kontratave koncensionare.