Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy’m’sy” tha se qeveria e tij është e vendosur për të luftuar korrupsionin.
Ndërsa pas pesë vitesh heshtje ndaj organeve të drejtësisë që ka pasur qëllim që institucionet të mos të ndjenin presion, tani ka ardhur koha për të vendosur standardet e profesionalizmit. Rama ka dhe një mesazh.
Rama: Nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektorale. Uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe menjëherë të dalët çdo lloj survejimi në territor sepse nuk mundet kurrën e kurrës të kthehemi në kohërat e errëta se kush merret me politike të survejohet. Dalja në këto pozicione është ndërhyrje në liritë dhe të drejtat politike të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre.
I pyetur nga një komentues se nëse mendon se heshtja e tij ndaj vendimeve të institucioneve të drejtësisë është marrë për dobësi, Rama tha si vijon:
“Nuk ka pikë rëndësie si është marrë. Ne kemi heshtur për t’i dhënë mbështetje absolute institucioneve të reja të drejtësisë. Kemi heshtur dhe nuk kemi bërë koment për asnjë rast konkret.
Ka pasur momente që jemi skandalizuar, por ama kemi shtrënguar dhëmbët kemi qepur gojën dhe kemi thënë që drejtësia të bëjë punën e vetë. Pse? Sepse janë institucione të reja, të sapokrijuara, nuk kanë ardhur nga hëna dhe as kanë rënë nga qielli. Kanë nevojë për kohën e tyre. Do të bëjnë gabimet. Por gabimet e tyre kushtojnë jetë njerëzish, trauma, plagë psikologjike ndonjëherë të pariparueshme.
Por ka një alternativë tjetër, një drejtësi e pavarur profesionale që respekton me integritet të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi para syve, profesionalen duhet të luftojmë të gjithë së bashku për ta konsoliduar. Ka shumë gjëra pozitive dhe shumë negative.
Nga ana tjetër, respektimi i një standardi demokratik i një drejtësie europiane, që nuk mund të justifikojë qasjen me metoda të sigurimit të shtetit është një tjetër betejë për tu bërë, por ama në mënyrë konstruktive dhe në mënyrë shumë të vendosur. Nuk mund të cenohet të drejtat e pushtetit ekzekutiv, për të marrë vendime të cenohet administrata dhe një gjë tjetër”.
“Fatkeqësia është se gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por kushtojnë jetë njerëzish, trauma dhe plagë psikologjike nganjëherë të pariparueshme por nuk ka alternativë tjetër përvec një drejtësie të pavarur profesionale dhe që respekton integritetin, liritë e të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi para syve, profesionalen duhet të luftojmë së bashku ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive por dhe negative.
Është betejë për tu bërë si aleat e partnerë të drejtësisë, pushtete të ndara por të vendosur sepse nuk mund të cënohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund tw cwnohen të drejtat për të marrë vendime, të trysnohet administrata e shtetit apo të paragjykohen.
Dhe nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj të jetë lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet cdo lloj survejimi në territor. Nuk mund të kthehemi në kohërat e erreta që kush merret në politikë të survejohet. Nuk duhet të interferojmë tek njëri tjetri”.
A e kam me të vërtetë luftën kundër korrupsionit?
… Barazi reale para ligjit. Edhe prokurorët, edhe të akuzuarit, gjykatësit e të tërë që ndjekin një proces. Kur vjen puna tek fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK e GJKKO jo qeveria. Unë e kam me aq të vërtetë sa nuk ua rrok as mendja, se po të mos e kisha me të vërtetë nuk do ishte SPAK as institucionet e tjera të drejtësisë.
Rama nënvizoi edhe një herë se është inciativë dhe vullnet i PS-së për të kontribuar pavarësinë e institucioneve të reja, ndërsa në llogoren tjetër Rama vendos opozitën që thotë po lufton e shantazhon SPAK.
“Drejtësia e pavarur për aq sa është pavarësuar e po kontribuon, jo pak, në përpjekjen tonë të përbashkët për të ulur Shqipërinë në BE është fryt i vizionit e vullnetit e përpjekjes titanike të PS. Nuk e solli Amerika e nuk e merr dot me vete. E kemi shkruar nëprogramet tona që kur ishin në opozitë dhe është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Amerika e BE ka dhënë mbështetje të madhe në procesin e reformës por pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë varet nga vullneti i PS-së. Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerët janë reshtuar në luftën kundër drejësisë dhe bombardimit të SPAK e drejtuesve të SPAK me cdo lloj shantazhi e fyerjesh”