Byroja Kombëtare e Hetimit ka ndërmarrë një aksion në zonën e Kodrës së Diellit.
Mësohet se SPAK ka firmosur urdhër arresti për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiri.
Ndërkohë SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj.
Ajo është paraqitur më herët në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është marrë në pyetje mbi mënyrën e zhvillimit të tenderave nga institucioni që drejton.




