Sot zgjedhje, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani përballen për kreun e ri të PD-së

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-i përndjekuri politik Gjergj Hani do të garojnë sot përballë njëri-tjetrit për të marrë në dorë drejtimin e PD-së.

Demokratët do të votojnë nga ora 8:00 deri në orën 19:00 në qendrat e votimit të ndara sipas degëve.

Kur Basha mori mandatin e tretë ka pasur 75 mijë anëtarë, ndërsa sot grupi që mban vulën e PD-së ka 25 mijë anëtarë në listë. Ky i fundit ka kundër jo vetëm Berishën dhe mbështetësit e tij, por dhe Gazment Bardhin e 15 deputetë, i cili anuloi zgjedhjet e kësaj të shtune.

Sidoqoftë, gjithçka është gati për zgjedhjet dhe siç është shprehur kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana demokratët do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Demokratike.

Të Fundit