Sot nis fushata e PD, LaCivita shpërndan videon: Kush është bufi dhe kush është miu

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.

“Kush është bufi dhe kush është miu”, -shkruan LaCivita në postimin e publikuar.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama prej kohësh e quan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, buf kënete.

Ai madje edhe në zyrën e tij, ka vendosur një dekor bufi i cili duket në çdo video të kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy”.

Vetë Sali Berisha është shprehur më herët se bufi në fakt është simbol i mençurisë, ndaj nuk ndihet i ofenduar nga krahasimi që kryeministri i bën atij me këtë shpend.

Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita.

 

 

Të Fundit