Ditën e sotme në Gjykatën e Tiranës do të jepen masat e sigurisë për një pjesë të protestuesve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit në kryeqytet.
Gjykata e Tiranës është ‘blinduar’ nga forca të shumta policie.
Dhjetëra efektivë policie ndodhen pranë ambienteve të kësaj gjykate.
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie është pasur me protesta në qytete të ndryshme të vendit.
Në Tiranë deri më tani janë zhvilluar 4 protesta, ku nuk kanë munguar përplasjet, tensionet dhe arrestimet.
Protesta e fundit në kryqytet u zhvillua ditën e djeshme, ku nuk mungoi një marshim i protestuesve në bulevardin kryesor, edhe pse masat e marra nga Policia e Shtetit ishin të rrepta.
Ndërkaq, mesditën e së shtunës, gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” 3 protestuesit e arrestuar në ditën e parë të protestës.