Lëvizja Demokratike e Gruas ka zhvilluar sot një protestë në kuadrë të ditës Ndërkombëtare të Grave.
Grate dhe vajzat që morën pjesë në protestën simbolike në Tiranë bëjnë thirrje që 8 Marsi të jetë një ditë për të reflektuar dhe kërkuar më shumë të drejta dhe jo për të festuar.
“8 marsi. Është pikërisht kjo dita për të cilën ne jemi mbledhur këtu bashkë, së bashku me lidhjen e gruas kemi organizuar një protestë, sigurisht paqësore për të përcjellë pikërisht disa mesazhe për këtë ditë. Kemi zgjedhur tre institucione që janë: Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes Sociale për të dhënë mesazhet tona. Sigurisht, duke qenë të shtyra edhe nga ndodhia që ka ndodhur, ngjarja e rëndë që ka ndodhur disa ditë më parë. Kur janë vrarë tri gra, dhe janë plagosur tri gra të tjera, edhe në mbështetje të tyre, edhe në sensibilizim të politikave të këtyre institucioneve. Këto institucione që ne kemi zgjedhur sot kanë një të përbashkët që lidhen me gruan, që lidhen më rënien e këtyre institucioneve të cilat nuk janë tashmë funksionale, të cilat nuk bëjnë më rolin e tyre, nuk përkrahin gratë dhe kanë pamjaftueshmëri sociale. Sot jemi më të varfra se vite më parë. Statistikat të marra edhe nga INSTAT, nga 2013 kur ka qenë PD, kanë emigruar rreth 4000 gra azilkërkuese, sot këto shifra janë alarmante, deri në rreth 11,000 gra që kërkojnë azil në vendet e BE”, është shprehur Fjoralba Dizdari.