Sot fillon pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Baba Mondi: Kemi marrë masa! Besimtarët të kenë kujdes me zjarret

Për pesë ditë me radhë në Malin e Tomorrit do të zhvillohet pelegrinazhi, ku mblidhen mijëra besimtarë.

Gjatë pesë ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndetin dhe paqen në familjet e tyre.

Për organizimin e këtij pelegrinazhi Kryegjyshata Botërore ka marrë masat për të gjithë besimtarët. Në një deklaratë kryegjyshi i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se janë në shërbim të qytetarëve.

Po ashtu Baba Mondi i bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të kenë kujdes me zjarret gjatë kohës që ndezin qirinj.

“Kryegjyshata ka marrë masat e duhura këto ditë. Ne gjithë këto kohë të zhvillimit të pelegrinazhit kemi siguruar rrugë automobilistike, kemi siguruar ujë dhe gjera sanitare për ti ardhur në ndihmë popullit.

Janë marrë masa për të pritur ata në restorante dhe bare, për të bërë çdo gjë që ata të ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre.

Kryegjyshata botërore ka marrë masa për t’i mbajtur gjallë këto ditë të gëzuara të Abaz Aliut. Do të ketë personalitete të ndryshme që do të japin shfaqje, siç janë Kastriot Tusha, Dritan Boriçi, Bujar Asqeriu dhe të tjerë që vijnë për nder të Abaz Aliut.

Lutemi të gjithë besimtarëve që të kenë kujdes me zjarret kur të ndezin qiri. Janë marrë masa edhe për pjekjen e mishit. Pra Kryegjyshata është në ndihmë të njerëzve. Kemi marrë masa që çdo gjë të shkojë me paqe dhe dashuri”, tha ndër të tjera Baba Mondi.

Të Fundit