Besimtarët ortodoks kremtojnë sot ditën e Pagëzimit të Jezu Krisht, ose siç njihet ndryshe në popull si ditën e Ujit të Bekuar.
Në shumë vende është zakon që Bekimi i Ujit të bëhet në det, lumë, liqen Kur nuk është mundësia, bekimi bëhet në kishë.
Ndërkohë tek Porti në Durrës është hedhur kryqi, ku katër persona janë hedhur në ujë për ta kapur.
Fillimisht ishte vetëm një festë e “shfaqjes së Perëndisë” në botë, në formë njerëzore. Ajo përfshinte kremtimin e Lindjes së Krishtit
Shërbesat e Epifanisë janë renditur njësoj si ato të Krishtlindjes. Tipari kryesor i festës së Epifanisë është Bekimi i Madh i Ujit.