Sot dita më e nxehtë e javës, temperaturat shkojnë mbi 43 gradë celcius

Dita e enjte do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 42 gradë C.

Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër ku termometri do të ngjitet deri në 43 gradë C.

Të Fundit