Sot, 19 raste të reja shkon në 494 numri i të infektuarve me COVID-19.

Me shume se dyfishim i numrit te te prekurve ne 24 ore, te konfirmuar pozitive per koronavirus. Nderkohe qe nje dite me pare u konfirmuan vetem 8 raste te reja, sot shifra e rasteve ne 24 oret e fundit rezultoi 19.

Ministria e Shendetesise beri me dije se dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.

“Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor”- njoftopi MSH.

Sipas saj, deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste.

“Edhe pse sot janë 19 raste të reja, pavarsisht luhatjeve ditore, kurba mbetet e qendrueshme dhe situata është krejtësisht e kontrolluar”- theksoi zv.ministrja e Shendetesise, Mira Rakacolli, duke terhequr vemendjen e qytetareve per respektim te distancimit social dhe te mos evitojne me cdo kusht vizitat neper te aferm per cfaredo arsye.

Të Fundit