Soreca: Rritja e çmimeve, për shkak të luftës në Ukrainë

“BE do të ndihmojë sërish Shqipërinë”

Gjatë një vizite në Ersekë, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca foli për rritjen e çmimeve në vend. Soreca garantoi se Bashkimi Europian do ta ndihmojë Shqipërinë në rast se situata e luftës dhe e inflacionit do të përshkallëzohet.  

“BE do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë ashtu si ka bërë gjatë tërmetit dhe pandemisë. 250 milionë Euro ka dhënë BE për Shqipërinë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas pandemisë e nëse lufta do të vazhdojë, BE do ndihmojë sërish Shqipërinë”.

Ambasadori shtoi se kjo situatë nuk është krijuar për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë.

“Jam plotësisht i vetëdijshëm për shqetësimin e qytetarëve shqiptarë për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore dhe të karburantit. Është shume e rëndësishme që të mbrohen familjet dhe bizneset e vogla. Kjo vjen në sajë të luftës dhe jo nga sanksionet”.

Soreca foli edhe Reformën në Drejtësi për të cilën u shpreh se ka progres, dhe një konsolidim të institucioneve të drejtësisë./TVKlan

Të Fundit