Të gjesh dashurinë e jetës është bërë tejet e vështirë për shumicën e të rinjve në Shqipëri dhe kjo duket se ndikohet nga shumë faktorë.
Ndërkohë sipas një sondazhi të kryer në internet, Tirana cilësohet si qyteti i fundit në Europë ku të rinjtë mund të gjejnë dashurinë e jetës së tyre.
Sipas sondazhit, në vend të parë është Barcelona e cila u emërua si vendi numër një për romancë.
E cilësuar si “Meka e beqarëve”, Londra u rendit e dyta.
Ndërsa Berlini, ku 51 % e popullsisë janë beqarë, renditet i treti duke u cilësuar si vendi perfekt “për qëndrimin e hapur ndaj seksit dhe marrëdhënieve”.
Sipas sondazhit Tirana është vendi më pak i mundshëm për të gjetur dashurinë. Antwerp në Belgjikë zuri vendin e 49-të dhe Zagrebi në Kroaci, i 47-ti.
Studimi analizoi të dhëna nga aplikacionet “dating” dhe mendimet e atyre që jetojnë në qytetet përkatëse.