Skënder Brataj: Me kufizime apo jo, të gjithë do e kalojmë Omicronin

Shefii i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj thotë se nuk duhet të ketë panik dhe as frikë për variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

“Omicron nuk është më i rrezikshëm se mutacionet e tjerë. Por ky mutacion përhapet me shpejtësi dhe ne të gjithë do prekemi por as nuk duhet të alarmohemi e as të neglizhojmë. Kështu me kufizime apo jo nga qeveria, të gjithë do e kalojmë.”, shprehet Brataj.

Sipas Brataj simptomat janë ato të një gripi të zakonshëm, por nëse kohëzgjatja është deri 5 ditë duhet ti drejtohemi mjekut për të marrë asistencën e tij, ndërsa jep edhe këshillat për trajtimin e tij. Por a do të shkojmë në shtrëngimin e masave.

Brataj thekson se masat janë, veç duhen respektuar. Dhe arma më e mirë për tu mbrojtur janë vaksinat ,përfundon intervistën Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ,ndërkohë që laboratorët të rëndësishëm të vaksinave janë duke kryer studime në lidhje me sjelljen që do të ketë mutacioni ndaj vaksinave për të parë fatalitetet, pasi edhe të vaksinuar me të gjitha llojet qytetarët janë riinfektuar.

Të Fundit