“S’kemi ku bëjmë plazh, mezi sajohemi…” pushuesit ankohen për plazhet publike!

Me celjen e sezonit turistik në “Stop” nuk kanë munguar dhe denoncimet, përsa i përket mungesës së plazheve publike.Qytetarët tregojnë, se nuk gjejnë hapësira publike dhe nëse venë cadrën diku, janë pronarët e bizneseve, që i zbojnë.Kjo ka ndodhur në Ksamil, Golem e Velipojë.Përmes pamjeve satelitore, shohim, sesi janë organizuar plazhet publike në Kroaci, Mal të zi , Itali, Greqi, apo Spanjë.Në të kundërt, në Shqipëri, vija bredgetare rezulton e uzurpuar nga privati.Ne iudrejtuam agjensisë kombtare të bregdetit, për të kuptuar sa plazhe publike ka në të gjithë vendin. Në përgjigjen zyrtare na thuhet, se ndarja është bërë 70% plazhe private dhe 30% plazhe publike. Në këtë përgjigje bëhet fjalë për një listë me 489 parcela publike, që nuk mund të identifikohen, se ku e kanë vendodhjen, pasi vetëm bashkitë e kanë aksesin.

Të Fundit