Monika Kryemadhi, e cila nuk do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se do të votojë Ilir Metën dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
“Patjetër që vota ime do të shkojë për Aleancën e Shqipërisë së Madhërishme dhe në listë të hapur për Ilir Metën. U bëj thirrje miqve dhe familjarëve dhe atyre që kanë besuar te unë të shkojnë dhe të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat para Kuvendit.
Kryemadhi komentoi edhe Endrit Brahimllarin, i cili braktisi PL per të shkuar te PS.
“Për zotin Endrit Brahimllari, i uroj suksese në jetë. Mendoj që para 6 muajve ulëriste për inceneratorin, nuk do të besoj se do të shkojë të digjet edhe ai te inceneratori. Megjithatë policia është e çuditshme, me surpriza dhe të papritura”, tha ajo.