Skandali tek Onkologjiku/ Mjekja kapet me gazetarët: Aman më nxirrni pak më bukur…

Mjekia e Spitalit të Onkologjikut, e cila është në hetim nga Prokuroria e Tiranës së bashku me 6 kolegë të saj, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat.

Ajo ka deklaruar se kurrë në jetën e saj nuk ka dërguar pacientë me kancer tek privati, ndërsa shton se duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë.

“Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, jam doktoreshë Alketa Pere dhe kurrë në jetën time nuk e kam bërë që pacienti të shkojë në spital privat, pacienti me kancer duhet të trajtohet në spitalin Onkologjik. Duhet të hetohet të gjitha spitalet private për aktivitetin që kryejnë. Unë jam e pafajshme, do mbroj veten.”– ka deklaruar ajo. Gjithashtu mjekja është kapur edhe me gazetarët duke pretenduar se nuk e kanë nxjerrë bukur pas publikimit të fotografive të bluzave të bardha të përfshira në skandal.

Skandali u bë publik ditën e djeshme pas dyshimeve të ngritura nga SPAK se në spitalin Onkologjik të QSUT-së, bëhen pazare me jetët e pacientëve me kancer. Mjekë e punonjës të tjerë janë përfshirë në një skemë abuzive, ku dyshohet se pacientët e sëmurë me kancer nuk merrnin shërbim në spitalin shtetëror, por dërgoheshin në klinikat private dhe spitalet private ku punonin mjekët. Aty ata detyroheshin të paguanin shuma të mëdha për të marrë shërbimin e kimioterapisë apo dhe operacione.

Të Fundit