Skandali në Sarandë: 13-vjeçarja dhunohet nga tezja, prokurorja “Fshin” dëshmitarët

Në dhjetor të vitit të kaluar transmetuam një rast në Sarandë. Në vitin 2023 një e mitur 13 vjecare u dhunua nga tezja e saj, pas një konflikti pronësie mes kësaj të fundit dhe të motrës, nënës së vajzës. Sipas informacioneve të para të policisë, tezja dhunuese u shoqërua atë ditë për agresionin ndaj mbesës së mitur. Por zyrtarisht në Policinë e Sarandës, tezja rezulton kallzuese, sikur ajo u dhunua nga motra dhe mbesa e saj.Denoncimi i minorenes u mor në darkë vonë, me justifikimin, se nuk punonin kompjuterat.Pasi cështja u ndryshua në polici, ajo kaloi në prokurori, ku sipas dëshmive, OPGJ Jonida Zhupa, është parë e afërt dhe e ulur në kafe me tezen e akuzuar, në kohën, kur po merreshin deklarimet e ngjarjes, ditë më vonë.Pas marrjes në pyetje, 13 vjecarja u shtrua në spitalin e Sarandës, ku qëndroi një ditë e shtruar dhe cdo dëmtim u pasqyrua në kartelën e saj mjeksore dhe më pas në akt-ekspertim.Por OPGJ dhe prokurorja Esmeralda Basho nuk e kanë shoqëruar me foto të dhunës dosjen e ngjarjes.Ish-Drejtori Policisë Shkencore Vladimir Ikonomi shpjegon, se cdo akt ekspertimi i cdo lloj natyre, duhet të jetë i shoqëruar me foto. Menjëherë pas transmetimit të këtij rasti, prokurorja Esmeralda Basho e dërgon në gjyq cështjen, pa mbyllur mirë hetimet.Nga verifikimet tona, kjo prokurore nuk është e specializuar për cështjet me të mitur, në një kohë, që ka të tjerë prokurorë në Sarandë të specializuar në këto raste.Nga ana tjetër, prokurorja Basho ka eleminuar edhe dëshmitarët. Për një zonjë dëshmitare okulare në ngjarje, prokurorja deklaron në gjyq, se ky person nuk figuron apo ekziston fare, person, që është gjetur nga emisioni “Stop”.

Të Fundit