Skandali në Gjirokastër/ Çifti i drejtësisë shkel kodin e etikës në punë

Emisioni “Stop” ka mësuar që prej dy vitesh, nga emërimi si gjyqtare në Gjykatën Gjirokastër, Suela Dashi, vjen në punë nga Durrësi për në Gjirokastrës, së bashku me prokurorin Emëror Kasaj, të dy udhëtojnë me automjetin e tij personal “Mercedes Benz” me targë AA844.

Prokurori jeton në Tiranë, kurse gjyqtarja ne Durrës. Interesant është fakti që sapo mbërrijnë në Gjirokastër, çifti (Gjyqtare/Prokuror) ndahen disa metra larg institucionit ku punojnë dhe vazhdojnë veç e veç në institucion, sepse janë të ndërgjegjshëm, që kjo miqësi e tepruar është në shkelje me kodin e etikës dhe profesionit që ata ushtrojnë.

Burime bëjnë me dije se gjyqtarja Suela Dashi, së bashku me prokurorin Emëror Kasaj largohen çdo të enjte rreth orës 14:00. Çifti “Kasaj-Dashi”, nuk e njohin prej kohesh ditën e premte si ditë zyrtare pune, sepse në pjesën dërrmuesë të rasteve, ata braktisin vendin e punës.

Besueshmëria në punën e dy zyrtarvë lë shumë për të dëshiruar, pasi marëdhënia e tyre personale, ndikon drejtpërdrejt në punën e vendimet e tyre.
Institucionet që përfaqësojnë duhet të garantojnë paanshmërine dhe profesionalizmin e një prokurori dhe një gjyqtareje, për të verifikuar këto informacione, mjafton të hetohen qelizat e telefonave të dy zyrtarëve në fjalë, që do nxjerrin shkeljet e kodit të etikës e profesionalizmin e Emëror Kasës dhe Suela Dashit.

Të Fundit