Skandali ne “Covid 2”, jep 8 milione leke nen dore dhe e ema nderron jete-Stop-12 Janar 2021

Emisioni “Stop” publikon një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.Vajza e një zonje 55 vjecare, e cila humbi betejën me covid pas 28 ditësh lufte me këtë sëmundje, denoncon faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere , i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi” i publikon emisioni ‘Stop” dhe aty duket qartë abuzimi me detyrën dhe ryshfeti nga ana e zonjës Tire Alldervishi.

Të Fundit