Skandali i Prokurores Basho: I mban hallexhiut makinën e bllokuar dhe pas urdhrit të gjykatës!

Në fund të shtatorit të këtij viti transmetuam denoncimin e zonjës Florenca Zeqo. Ajo tregoi, se Prokurorja Esmeralda Basho i kishte sekuestruar padrejtësisht makinën, një BMË X5 me vlerë 20 mijë euro, pa qenë pjesë e ndonjë procedure penale ndaj saj. Gjykata nxorri urdhër të prerë për kthimin e mjetit, por prokurorja Basho refuzoi ta kthejë makinën, duke u nxjerrë pretendime të rreme. Gjatë verifikimeve në pikën e sekuestrimit në Sarandë, policia konfirmoi, se nuk kishte marrë asnjë urdhër për kthimin e makinës. Kur e pyetëm zonjën Basho, se pse e mbante makinën të bllokuar, ajo gënjeu duke thënë, se ka nxjerrë urdhrin e zhbllokimit.Gati dy muaj pas transmetimit, automjeti i bllokuar nuk është kthyer. Tre ish-prokurorë, Eugen Beci, Gentjan Ternova dhe Ervin Karanxha shpjegojnë detyrimin ligjor, që ka prokurori, për të ndjekur ekzekutimin e vendimit, që nxjerr vetë.

Të Fundit