Skandali i permbarimit ne Lushnje/ Shkarkohet Luiza Gjergjova.


Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një problem pronësie mes dy vëllezërve në Lushnje. Pëllumb dhe Seit Zele ishin konflikuar për pronën dhe situata u rëndua, kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekzekutimit të ndarjes së pasurisë, e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.Gazetari i “Stop” e pyeti përmbaruesen Gjergjova, se pse ekzekuton vendimin pa ekspert, por ajo ofendoi gazetarin. Akti i ulët i përmbarueses Gjergjova u mor në mbrojtje nga kreu i përmbarimit shtetëror Piro Lutaj. Vetë Gjergjova u përball në gjyq me redaksinë e emisionit “Stop” dhe gjykata e Lushnjes i dha të drejtë emisionit “Stop”.Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh, se do të ngrejë grup pune e do të marrë masa për rastin në fjalë. E në fakt ka mbërritur reagimi i Ministrisë dhe Përmbarimit shtetëror, që konfirmon shkarkimin nga detyra të drejtueses së përmbarimit të Lushnjes Luiza Gjergjova.

Të Fundit