<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/A85nSe_vrnI?si=w_G4Vn0Q7vvQa4XK” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>
Në emisionin e djeshëm treguam, sesi mishi me origjinë nga Brazili, importohet në Shqipëri nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”. Më pas në etiketë shkruhet, se është mish i freskët nga Kosova.Vetëm për vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kg mish nga kompania “Apetit shpk”. Ne u informuam, se në Shkozet të Durrësit, një biznes në emër të Ilir Gjonit, shet mish të ngrirë brazilian, që hyn nga Kosova përmes “Apetit shpk”.Me kamera të fshehtë, morëm rolin e biznesmenit të hotelerisë dhe porositëm 1 ton mish nga “Apetit shpk” në Kosovë.Por dokumentat u bënë sikur 1 ton mish fileto vici ishte mish i freskët nga Kosova, i therur në janar 2024. Sot Ervin Grucka, Drejtor i Menaxhimit të Riskut në Aku tha, se grupet e kontrollit kanë dalë në terren për të kontrolluar mishin e importuar nga “Apetit shpk”. Nga ana tjetër Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ka pezulluar importin e mishit në Shqipëri nga kompania në fjalë. Ne mësuam, se Spak në Shqipëri dhe Prokuroria Speciale në Kosovë, kanë nisur hetimin kryesisht për skandalin, që rrezikon në shëndetin tonë.