Pas alertit të dhënë nga BE për mandarinat shqiptare me pesticide tej normave të lejuara, nis marrja e mostrave në pikat e grumbullimit dhe tregtimit.
“Janë marrë edhe në parë mostra nga AKU gjatë vitit tek mandarinat dhe portokallet dhe nuk kanë rezultuar problematika. Nga 210 mostra që ne duhet të marrim gjatë një viti, ne kemi marrë gjysmat. Ndërsa gjysmat e tjera po merren tashmë në terren”, thotë Martin Jorgaqi, Drejtor i Riskut në AKU.
Drejtori i Riskut në AKU thotë se pesticidi i zbuluar tek mandarinat nuk është në listën e epsticodeve të lejuara në Shqipëri dhe BE. Ky lloj pesticidi është lejuar dhe përdorur në Shqipëri në vitin 2020, dhe prej 4 vitesh është hequr nga lista.
“Pesticidi në fjalë është mbi normë tek mandarinat dhe është e ndaluar për përdorim. Ne e kemi përdorur në vitin 2020 dhe pastaj e kemi hequr nga lista me rekomandim të BE”.
Por si është përdorur ky pesticid nga fermerët shqiptarë, kur farmacitë bujqësore e kanë të ndaluar tregtimin e tij.
“Ky lloj pesticidi me spërkatje mund të jetë futur në rrugë kontrabandë”.
Qarqet e Vlorës, Fierit, Tiranës janë vendosur në monitorim dhe marrje mostre. Rezultati i një mostre do 3-4 ditë për të dalë.