Skandali, drejtori i shkollës në Ksamil,i pandehur i drejtësisë, ngacmon nxënëset.

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim nga qyteti i Ksamilit në Sarandë. Drejtori i shkollës Besnik Abedini pëflitet për veprime të turpshme me nxënësit.Jo vetëm kaq, por “cv”-ja e tij është mjaft e pasur. Abedini më parë ka mbajtur detyrën e kryetarit të komunës Ksamil dhe njhet si përgjegjës për shkatërrimin e këtij qyteti me lejet abuzive të ndërtimit.

Besnik Abedini u vu nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe u ndalua në 1 tetor 2014,kohë kur në pranga përfundoi edhe shefi i Urbanistikës Fatos Malaj.Të dy bashkëpunëtorët u akuzuan për dhënie lejesh ndërtimi në kundërshtim me planin urbanistik të Ksamilit në të paktën 15 raste.

 

Kjo sipas dosjes së Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.Kjo gjykatë në 26 janar 2015 vendosi deklarimin fajtor të të pandehurve, dhe dënimin e tyre me 9 muaj burgim secili, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një vit.Por Apeli i Gjirokastrës e prishi këtë vendim me kërkesën e të pandehurve, duke e ridërguar  çështjen për rigjykim në po atë gjykatë, por me tjetër trup gjykues.Aktualisht ndaj kësaj cështjejë është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Zyrtarisht statusi i Besnik Abedinit është ai i një të pandehuri, që do të gjykohet në gjykatën e Sarandës për aktet e tij.Po drejtori i pandehur Abedini rezulton të ketë falsifikuar dhe vërtetimet e gjëndjes gjyqësore, vërtetimin e prokurorisë Sarandë dhe vërtetimin, që nuk është në gjykim penal, për të drejtuar shkollën e Ksamilit, pasi këto dokumente janë kusht për detyrën që mban, e ku duket, se po realizon abuzimet e rradhës.

Të Fundit