Jemi në një pallat në Rrugën e Kavajës në kryeqytet, për depozitat e 35 familjeve, të vendosura mbi sipërfaqjen e dy apartamenteve. Shtëpitë e dy familjave, që mbajnë depozitat, janë gjithë lagështirë e kthehen në pishina sa herë rrjedhin depozitat.Vjollca Matelli dhe familja Lloja janë familjet e dëmutara dhe pamjet, që ne xhiruam, janë vërtet skandaloze nga myku e lagështia.Vjollca tregon, se që nga viti 2012 bën ankesa në bashki, por nuk ka marrë zgjidhje.Gazetarja e “Stop” interesohet në bashkinë e Tiranës, e cila pasi merr informacion, shprehet, se i kërkuar llogari personit, që bën administratorin, të cilin e ka paralajmëruar, se do ta heqë nga regjistri i administratorëve, nëse nuk e zgjidh problemin e depozitave.
