Skandal në Spitalin e Korçës/ Roja i dehur ‘grushton’ familjarin e pacientit dhe përleshet me mjekët

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë të mërkurë në Spitalin e Korçës, ku roja i ‘Senatoriumit ka qenë në gjendje të dehur dhe ka degraduar deri në dhunë e ofendime ndaj punonjësve e pacientëve të institucionit.

Mësohet se roja është futur në pavion dhe në dhomat e të sëmurëve, ku ka filluar ti shajë e ofendojë.

Pas kësaj, ka ndërhyrë stafi mjekësor ku edhe me këta të fundit (infermierët) është grindur dhe më pas ka goditur një familjar të një pacienti të shtruar.

Është lajmëruar policia e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, ndërsa ka bërë edhe shoqërimin e rojës në komisariat.

Të Fundit