Emisioni “Stop” i datës 2 dhjetor 2025 publikoi denoncimin e një pronari dyqani në Durrës, i cili pretendon se specialistë të OSHEE-s i kërkuan 2 milionë lekë për të shmangur një faturë të sajuar prej mbi 14 milionë lekësh. Pas pamjeve ku punonjësit kërkonin para “për shefat”, OSSH reagoi duke shkarkuar katër punonjës të drejtorisë Durrës dhe njoftoi nisjen e ristrukturimit të plotë të sektorit për të parandaluar abuzime të tilla.
Njoftimi i plotë:
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), pjesë e OSHEE Group, ka ndjekur me vëmendje rastin e trajtuar në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan, dhe pas shqyrtimit të praktikave të ndjekura nga personat në video, mori vendimin për largimin nga puna të:
M.S, lexuese
G.M, elektricist
N.D, elektricist
S.D, elektricist
Të katërt këta punonjës të Drejtorisë Rajonale OSSH Durrës, në bazë të nenit 153 pika 2, dhe 154 të Kodit të Punës, kanë kryer u konstatua të rëndë e procedurave standarde të punës me përfitim personal dhe shkelje të etikës së komunikimit me abonentët, veprime këto, që përbëjnë shkakun e largimit nga puna.
Nisur nga ngjarja, OSSH thekson se, për shkak të rasteve abuzive të përsëritura edhe në të shkuarën, ka marrë masa për ristrukturimin e plotë të drejtorisë rajonale Durrës, duke vendosur në krye të saj, drejtues me profil teknik dhe me përvojë.
OSHEE Group është e vendosur të çojë përpara planin e masave, për rritjen e performancës ndaj klientëve, në furnizimin me energji elektrike dhe ofrimin e shërbimeve në mënyrë sa më cilësore.



