Skandal në laboratorët e analizave, mjekët figurojnë në 4 klinika njëkohësisht

Denoncimi i ardhur në redaksinë tonë, lidhet me mjekët specialistë të laboratorit, të sipas denoncueses, e kanë kthyer licensën në mjet pazari, duke e shitur për 100 mijë lekë të vjetra. Klinikat mjaftohen vetëm me licensën në mur, pasi janë 827 laboratorë të licensuar në vend e vetëm 185 specialistë, mjekë laboratori klinikë, biokimikë dhe mikrobiologë.Kjo do të thotë, që një mjek duhet të jetë në 4 klinika njëherësh. Urdhri i Mjekut nuk merret me kontrolle, ndërsa Ispektoriati i punës, mjaftohet vetëm me dokumentacionin. Sipas mjekut Ilir Alimehmeti, në vendin tonë nuk ka ente, që të kontrollojnë cilësinë e laboratorëve dhe kjo përbën problem për shëndetin e popullatës.

Të Fundit