S’kam ça i bëj këtij, se ty të rrjepi…” Merr leje për HEC, por italiani e përzë

“Stop” tregon sot, se mosfunksionimi i institucioneve shtetërore është bërë shkak për falimentimin e një biznesi në fushën hidrike. Rasti në fjalë ka të bëjë me një leje ndërtimi për një Hec në fshatin Fshat të Kukësit, dhënë nga MIE.Por në territorin e kësaj leje një firmë tjetër me pronar italian, që operon në të njejtë fushë, ka ndërtuar pa leje, duke u bërë pengesë për zbatimin e projektit të miratuar nga institucionet.Ndërtimi pa leje nuk prishet, edhe pse ka ankesa zyrtare për këtë.Italiani ka punësuar një kompani private, që i ndalon punonjësve të firmës së rregullt, të kalojnë për të shkuar në Hec-in me leje. Ky konflikt ka 3 vjet, që vazhdon dhe policia e Kukësit nuk bën asgjë, megjithëse ka qenë 10 herë në fshat për këtë problem. Inspektori i policisë pranon, se italiani është në shkelje, por ai nuk ka fuqi të veprojë.

Lidhur me ndërtimin pa leje të italianit në Fshat të Kukësit, IMT shprehet e pafuqishme të ndërhyjë, për t’i hapur rrugë firmës së rregullt, “Gjoka”,të zhvillojë lejen e dhënë nga MIE.IMT Kukës thotë, që këtë kompetencë e ka Tirana. Bashkim Gjoka tregon, se dëmi i tij financiar i tij është 1.5 milionë euro dhe kjo, për shkak të neglizhencës së institucioneve.Pak ditë pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” zoti Gjoka tregon, se firma e shtetasit italian, që e pengonte pa të drejtë në projektin e tij, me një objekt pa leje, u prish.

Të Fundit