Australianët po mbështesin ligjet e reja të propozuara nga kryeministri Antony Albanese që do t’u japë punëtorëve të drejtën për të injoruar thirrjet dhe mesazhet nga shefat e tyre jashtë orarit të punës.
“Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Të gjithë duhet të relaksohemi, të gjithë duhet të fikim telefonat dhe të mos shqetësohemi nga emailet dhe telefonatat në mes të natës. Të dy fëmijët e mi janë gjithashtu avokatë, kështu që ata punojnë me orë të gjata dhe shpesh ata marrin mesazhe që vijnë gjatë natës. Ne nuk jemi makineri, jemi njerëz.”
“Në përgjithësi ideja që t’i mund ta fikësh telefonin kur mbaron orarin e punës dhe kur shkon në shtëpi dhe je duke bërë gjërat e tua tuaja gjatë fundjavës ose kur je pushim, është diçka shumë e mirë dhe e arsyeshme për mua.”
Qeveria australiiane thotë se këto ndryshime do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe do të kontribuojnë në rivendosjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale.
Punonjësit që mendojnë se po kontaktohen në mënyrë të paarsyeshme, fillimisht duhet ta adresojnë çështjen tek punëdhënësi i tyre. Nëse çështja mbetet e pazgjidhur, ata mund të ankohen tek autoritetet australiane të cilët do të vendosin gjoba ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat.
Ligje të ngjashme që u japin punonjësve të drejtën për të fikur telefonat e tyre janë tashmë në fuqi në Francë, Gjermani dhe vende të tjera në Bashkimin Evropian.