S’ka fitues/ Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës, ja arsyeja

Dështon në minutën e fundit gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Kandidatëve që morën pjesë u ka ardhur një email nga komisioni, i cili i njofton se gara është finalizuar pa një fitues.

Burimet bëjnë me dije se një nga kandidatët që është vlerësuar nga komisioni më me shumë pikë, i mungon një nga kriteret ligjore për t’u shpallur fitues, siç është cikli i dytë i arsimit të lartë.

Për këtë arsye edhe gara nuk është finalizuar me fitues. Pritet që të hapet garë sërish.

Në mesazhin që u ka shkuar kandidatëve thuhet: “Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta”.

Të Fundit