Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ambientet brenda fabrikës së plastikës në Elbasan këtë të mërkurë. Zjarri ka marrë përmasa të frikshme dhe vatra e zjarrit rrezikon të përhapet, ndërsa disa nga punonjësit janë larguar me vrap
Burime për media bëjnë me dije se një punonjëse ka konfirmuar se çdo gjë po digjet por për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz.
“Ka edhe njerëz të tjerë, të cilët janë brenda ambienteve të fabrikës së Kurumit. Janë parë lëvizje gjatë gjithë kohës. Ka qytetarë dhe njerëz të tjerë që janë duke dalë nga fabrika. Zjarri është në brendësi të fabrikës së plastikës”,-tha gazetarja.
Gazetarja shtoi se në zonën ku ajo ndodhet, ndodnëse është shumë afër zjarrit, nuk ka as punonjës policie për të ruajtur perimetrin e sigurisë dhe as punonjës të zjarrfikëses.