Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë në një deklaratë për shtyp pas situatës së krijuar në Afganistan. Presidenti Biden shprehet se i tërhoqën trupat ushtarakë pas 20 viteve, ndërsa nuk shkuan aty për të vendosur demokracinë.
“Vetë afganët nuk luftuan për shtetin, nuk mund të lejojmë të vriten më amerikanë.
Kemi luftuar pafund për një luftë që nuk i përket Amerikës, gabime që nuk mund t’i përsërisim”, është shprehur Bidden gjatë deklaratës për shtyp.