Një 18-vjeçar në Indi ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.
95% e fytyrës së adoleshentit është e mbuluar nga qimet, shkruan The Independent.
Lalit Patidar ka rreth 202 qime për centimetër katror në fytyrën e tij për shkak të një gjendjeje të rrallë të quajtur hipertrikozë, ose “sindroma e ujkut”.
Pavarësisht vështrimeve të shokëve të klasës kur ishte fëmijë, adoleshenti nga shteti qendror i Madhya Pradesh tha për Guinness WORLD Records se ai e ka pranuar mënyrën se si duket.
“Lalit është një nga rreth 50 rastet e dokumentuara të raportuara në mbarë botën që nga Mesjeta, duke e bërë atë një në një miliard”, thuhet në faqen e Rekordeve Botërore Guinness.
Pas marrjes së titullit, ai tha: “Jam pa fjalë. Nuk di çfarë të them sepse jam shumë i lumtur që e marr këtë çmim.”
Ndërsa disa njerëz e nxisin që t’i heqë qimet e fytyrës, ai i përgjigjet me besim se e pëlqen veten ashtu siç është.
“Më pëlqen mënyra se si jam dhe nuk dua të ndryshoj pamjen time.”
Patidar ka 265,000 ndjekës në Instagram dhe 108,000 në YouTube.