Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka etiketuar kreun e opozitës Sali Berisha si “buf kënete”, gjatë javëve të fundit. Ditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, Berisha ka marrë një buf me vete për t’iu përgjigjur Ramës dhe e ka vendosur në tavolinë.
Berisha thotë se bufi është simbol i mençurisë, diturisë dhe i vendimeve në shekuj. Madje kreu i PD thotë se kryeministri Rama nuk e fyen kur e quan buf.
Berisha: Filmojeni pak, ju lutem mos harroni. Pra kjo nuk mund të them se është një dhuratë për Edi Ramën, sepse ky është një simbol i mençurisë, i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, po në mijëvjeçarë.
Dhe vendosa ta sjell këtu para medieve dhe para publikut shqiptar se çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë.
Athina dhe Minerva, dy perëndeshat e njohura, njëra e grekëve, perëndeshë e diturisë, dhe e Minerva e romakëve, e njëjtë, nuk zgjodhën asnjë shpend tjetër si simbol të fuqisë së tyre mendore, por zgjodhën pikërisht bufin që u bë një personazh i dashur për të gjithë njerëzit e civilizuar. Dhe Edi Rama mendon se mund të më fyeje mua duke më quajtur mua buf. Injoranca nuk është argument, thotë Latini. Me kaq e mbyllim këtë pjesë të konferencës për shtyp.