“Siguria kibernetike, Shqipëria në dhjetëshen e parë”, Rama: Irani po na sulmon përditë, por tani pa asnjë sukses

Në podcast-in “Flasim”, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te siguria kibernetike.

Duke cituar një raport ndërkombëtar për lirinë në botë të Freedom House, Rama shprehet se Shqipëria ndodhet më lartë se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia.

“Shqipëria mori një vlerësim pozitiv nga raporti i mirënjohur i Freedom House, i cili është një raport ndërkombëtar për lirinë në botë – Liria në botë 2026, ishte raporti i këtij viti.

Dhe është një zhvillim që ia vlen të përmendet, edhe pse unë të gjitha raportet, përveç atij të Komisionit Europian, të cilin e marr 100% të mirëqenë, i marr me një farë rezerve, pasi bazohen në metodologji dhe në rrugë anketimi, që jo gjithmonë janë të qëndrueshme.

Të Fundit