Si u ngjit qeni në majë të Piramidës së Gizës? (Video)

Një video virale po bën xhiron e rrjeteve sociale. Një qen është filmuar nga një parashutist në majë të Piramidës së Gizës në Egjipt.

Filmimi është bërë nga Alex Lang, i cili po bënte xhiro turistike me parashutë mbi piramidat e Egjiptit, pasi ngjitja është e ndaluar.

Por teksa po bënte turin, ai vuri re një qen mbi Piramidën e Gizës, të cilin e filmoi. Vetë ai thotë se qeni ishte duke ju lehur zogjve.

Por pyetja që nuk ka marrë përgjigje është fakti se si qeni mundi të ngjitej në piramidën 146 metra të lartë, më e madhja, dhe që është e ndërtuar nga blloqe të mëdha guri.

Të Fundit