“Si te ‘Pylli i Lirisë’”, Ilir Meta e nis të dielën në shoqërinë e kuajve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka postuar një video mëngjesin e sotëm ku shfaqet pranë kuajve, si në një skenë te filmi “Pylli i lirisë”

Ai citon një shprehje për kuajt, teksa uron një të diel të bukur.

“‘Kënaqësia më e madhe që vjen prej të qëndruarit me kuajt, është vendosja në kontakt me elementët e rrallë të hijeshisë, bukurisë, shpirtit dhe lirisë’- Sharon Ralls Lemon. Ju uroj një të diel të bukur miq”, shkruan Meta.

Të Fundit