Personi që shihni në foto është mësuesi Bledar Duro, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse 14 vjeçare të shkollës “Sotir Gura”.
Mësohet se mësuesi u shkruante në mënyrë të papërshtashme dy të miturave, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”.
Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar telefonat e mësuesit dhe të dy 14-vjeçareve.
Mesazhi që ka komprementuar mësuesin është ai që i ka dërguar 14-vjeçares me tekstin: “Si ndihesh, a je eksituar”.
Ky është pikërisht mesazhi që ka bërë që policia t’i vejë prangat mësuesit. Vetë mësuesi i kishte fshirë mesazhet, por nxënëset i kishin ruajtur.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve,” njoftoi policia më herët.