Shuhet ëndrra e Shqipërisë për Botërorin 2026, humbet ndaj Polonisë

Është mbyllur mbrëmjen e kësaj të enjte ëndrra e madhe e Shqipërisë për të marrë pjesë në Botërorin 2026 në Amerikë, Meksikë dhe Kanada, pas humbjes në Poloni.

Polakët përmbysën ndeshjen 2-1, pasi u gjetën në disavantazh në pjesën e parë pas golit të Arbër Hoxhës në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, ata morën frenat e lojës në dorë, duke gjetur golin e barazimit me anë të Robert Lewandowskit në minutën e 63-të dhe më pas avantazhin me Piotr Zielinskin në minutën e 73′, duke i dhënë fund ëndrrës së kuqezinjve. Ndeshja u luajt në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë dhe ishte e vlevshme për play-off-in për Botërorin 2026 ku Shqipëria luante për herë të parë në fazën “play-off”.

Minutë pas minute

90+8′ – Përfundon ndeshja 2-1, gjyqtari Anthony Taylor jep sinjalin përfundimtar dhe mbyll takimi mes Polonisë dhe Shqipërisë

90+4′ – Karton i verdhë për Karol Swiderski pas një ndërhyrjeje të gabuar, pavarësisht protestave të tij

90+2′ – Robert Lewandowski zëvendësohet nga Bartosz Slisz dhe Jakub Kaminski largohet për Arkadiusz Pyrka

90′ – Akordohen 5 minuta shtesë

88′ – Karton i verdhë, ndëshkohet Kristjan Asllani (

87′ – Karton i verdhë, Robert Lewandowski ndëshkohet pas një debati të ashpër me gjyqtarin

82′ – Ndërrim te Shqipëria, Qazim Laçi largohet nga fusha, ndërsa në vend të tij futet Ernest Muçi

81′ – Ndërrim te Polonia: Piotr Zielinski largohet nga fusha dhe në vend të tij futet Jakub Moder

79′ – Karton i verdhë për Elseid Hysaj

78′ – Kristjan Asllani dërgon një top të rrezikshëm në zonë, por mbrojtja polake largon rrezikun.

73’/GoL Polonia

Piotr Zielinski i jep avantazhin 2-1 Polonisë ndaj Shqipërisë

68′ – Ndërrime te Shqipëria

Sylvinho, trajneri i Shqipërisë, bën dy ndryshime, Armando Broja hyn në fushë në vend të Nedim Bajramit dhe Stavros Pilios zë vendin e Arbër Hoxhës, i cili largohet pas golit historik të pjesës së parë.

63′ – GOL! 1:1 për Poloninë

Robert Lewandowski shënon gol dhe barazon rezultatin në 1:1. Pas një goditjeje këndi që mbrojtja shqiptare kishte larguar më parë, Lewandowski gjen hapësirë dhe dërgon topin në rrjetë

54′ – Qazim Laçi humbet rastin e shkëlqyer, krijon hapësirë brenda zonës pas një pasimi të saktë dhe gjuan drejt portës, por topi shkon pranë shtyllës së djathtë

51′ – Polonia kontrollon ritmin e lojës duke shkëmbyer disa pasime të shkurtra dhe të sakta.

49′ – Afër golit ka qenë Piotr Zielinski kur mori një pasim në skajin e zonës dhe gjuajti pak centimetra larg shtyllës së djathtë

46′ – Pas pushimit, trajneri Jan Urban ka bërë një ndryshim te Polonia. Oskar Pietuszewski hyn në vend të Filip Rozga

46′ Fillon pjesa e dytë

45+4′ – Gjyqtari Anthony Taylor ka mbyllur pjesën e parë me avantazhin e Shqipërisë

42′ GOL! 0:1 për Shqipërinë

Një gabim i mbrojtjes polake dhuron mundësinë perfekte për Arbër Hoxhën (Shqipëri), i cili nga afër e dërgon topin në rrjetë. Shqipëria kalon në avantazh.

34′ – Karton i verdhë për Mario Mitaj pas një ndërhyrje të fortë ndaj ashpër

18′ Probleme për trajnerin Sylvinho, pasi Arlind Ajeti nuk mund të vazhdojë lojën për shkak të një dëmtimi serioz, në vend të tij hyn Ardian Ismajli

6′ – Polonia nuk arrin të shënojë nga një këndore, Thomas Strakosha hidhet dhe pret topin.

6′ – Mundësi e mirë për Poloninë! Robert Lewandowski driblon bukur brenda zonës, por gjuajtja e tij shkon pak jashtë shtyllës së djathtë.

Të Fundit