Një 38-vjeçar dhe vëllai i tij 34-vjeçar janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi kanë goditur qëllimisht me makinë kunatin e tij.
Pas një konflikti me bashkëshortin e motrës, 38-vjeçari së bashku me të vëllanë, kanë marrë përpara me makinë kuntin, duke e plagosur.
Kunati është transportuar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.