Shtyhet me 6 muaj afati për naftën e fermerëve

Qeveria ka shtyrë deri në gjysmën e parë të vitit 2024 afatin për disbursimin e naftës për fermerët të cilët përfitojnë nga skema mbështetëse.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, për të cilën ky vendim do të krijojë lehtësi në bazë të nevojave logjistike.

Ministrja Denaj u shpreh se buxhetit të vitit të ardhshëm do t’i akordohen 1.8 miliardë Lekë shtesë, ndërkohë që rëndësi e veçantë do t’i kushtohet laboratorëve të analizave për të garantuar cilësi dhe siguri.

Ministrja ndër të tjera bëri të ditur se është ngritur së fundmi edhe Drejtoria e Akuakulturë dhe Peshkimit në ministri, për t’i dhënë më tëpër hov këtij sektori.

Të Fundit