Shtohen makinat e luksit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve: Janë blerë nga persona me të ardhura të padeklaruara

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njofton se janë shtuar makinat e luksit brenda afatit një vjeçar, por problemi qëndron se ato janë blerë nga persona të cilët nuk kanë deklaruar të ardhurat e tyre.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shprehet se gjatë vitit 2023-2024, janë shtuar në qarkullim 400 automjete luksoze me pronarë me të ardhura të padeklaruara. Mesazhi i institucionit është që këta persona të deklarojnë të ardhurat e tyre, në mënyrë që të justifikojnë blerjet e këtyre makinave.

Për të gjithë ata që disponojnë automjete të luksit, do të përfshihen nën një process verifikimi, nga ku do të analizohen përmes të ardhurave të deklaruara, përpuethshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara, si dhe me dokumentacionin justifikues të burimit financiar.

“Drejtoria e Kontrollit të Specializuar pranë Administratës Tatimore ka nisur kontrollin për makinat e luksit të blera nga individë të paregjistruar në organet tatimore!
Nga të dhënat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor rezulton se 400 automjete janë blerë gjatë vitit 2023-2024 nga persona të cilët nuk kanë të ardhura të deklaruara!
KUJDES! Administrata Tatimore u sugjeron individëve të deklarojnë të ardhurat e përdorura për blerjen e këtyre mjeteve në mënyrë që të shmangin penalitetet!
Të gjithë individët që zotërojnë automjete të kategorisë luksoze do të përfshihen në procesin e verifikimit nëpërmjet analizës së:
Të ardhurave të deklaruara pranë AT
Përputhshmërisë së tyre me vlerën e pasurive të zotëruara
Dokumentacionit justifikues të burimit financiar”,
 njofton Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Të Fundit