Sot do të trajtojmë rastin e një shqiptari, i cili jeton prej vitesh në Itali, por në Shqipëri ka lënë problemin e pronës. Ilirjan Manushi tregon, se ka një shtëpi në një fshat të Kavajës, të ndërtuar në tokën e babait të tij. Motrave ua ka blerë pjesët e tyre dhe donte, që të nxirrte certifikatën e pronësisë. Përmes një miku të tij njihet me Dilaver Xhafën, i cili vazhdimisht i kërkonte pra për pagesa të ndryshme. Qytetari pretendon, se Dilaveri i ka marrë 9 mijë euro. Sipas tij, ai është prezantuar sikur punon në kadastër. Së fundmi i ka kërkuar edhe 1000 euro të tjera.Dilaveri i tha, se certifikata do të dilte për 4-5 muaj, por kanë kaluar 5 vjet dhe ai vetëm kërkon shuma të tjera e certifikata nuk ka ndërmend të dalë, që nga viti 2015.Dilaver Xhafa thotë, se është jurist dhe inxhinier, por e ushtron profesionin në një qendër interneti.Shuma e fundit, që ai kërkoi ishte 1000 euro, por “vuri dorën në zemër” e pranoi 973 euro.
Për problemin e qytetarit Ilirjan Manushi, të cilit Dilaver Xhafa i premton certifikatën e pronësisë që prej vitit 2015, por i merr vetëm shuma parash, vetë Manushi u drejtua në Kadastër. Në këtë institucion i thanë, se dosja nuk ka filluar të trajtohet, pasi po trajtohen dosjet e vitit 2005. Pa nisur trajtimi, sqarojnë punonjësit e kadastrës, nuk mund të kryhet asnjë pagesë.Por Ilirjani kthehet të takojë Dilaverin, i cili këmbëngul në mashtrimin e tij, duke i thënë, se certifikata do të dalë për disa ditë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]