Jemi në Kombinat me zotin Kastriot Laraku, pasi ky i fundit prej disa muajsh, i cili sorollatet nga një zyrë në tjetrën në degën e përfitimeve për pensionin e nënës. Kastrioti kërkon të bëjë një pagesë të kontributeve vullnetare, që e ëma të sigurojë një pension minimal. Por përgjigjet, që ka marrë, kanë qenë të ndryshme. Përgjigja e degës së përfitimeve, është, se në total nënës së Kastriotit, i rezultojne 12 vite e 9 muaj vitet pune, por te zyra e pagesës së kontributeve vullnetare, i japin tjetër shifër.Ne shkuam në drejtorinë rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku Kryetarja e degës së përfitimeve, Anila Take, saktëson, se llogaritja bëhet nga kjo zyrë dhe diferenca, që duhet të paguajë Kastriot Laraku, që e ëma të fitojë pensionin minimal, është 2 vjet e 4 muaj kontribute.
- +355 67 220 8888
- [email protected]